Lajme
Projekti i së ardhmes, hekurudha në hënë?
Një koncept fantastiko-shkencor për të ndërtuar një hekurudhë hënore mund të jetë një hap më afër realitetit, pas marrjes së parave dhe kohës nga NASA, shkruan BBC.
Projekti ”Flexible Levitation on a Track (Float)” do të përdorte magnet për të “notuar” si një tabaka robotike në sipërfaqen e Hënës, duke i lejuar astronautët të transportojnë objekte dhe materiale më lehtë.
Float u propozua për herë të parë në 2021 dhe është një nga gjashtë idetë e zgjedhura për t’u mbështetur në fazën e dytë të programit ”Innovative Advanced Concepts (NIAC)” të NASA-s.
Kjo duket se po zhvillon ide emocionuese që mund të bëhen misione të reja hapësinore. Në planet e paraqitura nga NASA, çdo robot lundrues individual do të ishte në gjendje të transportonte deri në 30 kilogramë ngarkesë në shina hekurudhore.
Por, ndryshe nga hekurudhat në Tokë, të cilat ndërtohen dhe shpohen në tokë, këto shina thjesht do të shtrihen në sipërfaqen e Hënës, duke mos lënë asnjë dëmtim.
Është ende herët për ekipin pasi ideja do të testohet fillimisht në Tokë, me disa prototipe robotësh.
Shpresohet që Float mund të luajë një rol në programin Hënë në Mars të NASA-s, i cili synon të ndërtojë një bazë të qëndrueshme dhe të përhershme në Hënë, ku do të nisin misionet e ardhshme të Marsit.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë













