CH-Ballkani
Propozimi i korrigjimit të kufijve në Kosovë shkakton shqetësime në Ballkan
Shumë diplomatë europianë kërkojnë që në vend të ndryshimit të kufijve të ketë një autonomi më të gjërë ndaj serbëve të veriut.
Për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Ballkanit ka shkruar së fundi edhe prestigjiozja britanike “Financial Times”. Pasi përmend takimin e ditës së nesërme mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic në Bruksel, tregohet se ndryshimi i kufijve kundërshtohet ashpër nga shteti më i fuqishëm europian, Gjermania.
“Ne mendojmë se ky korrigjim kufijsh do hap shumë plagë te popullata,” tha ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas.
Nga “FT” citohet edhe kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, i cili gjithashtu kundërshton ndryshimin e kufijve, që për të do të thotë “luftë”.
“Ky është si skenari Frankenstein që duhet të ndalohet mënjëherë,” tha Ilir Deda, anëtari i partisë Alternativa Liberale, duke kujtuar aneksimin e Sudetenland në 1938.
Shumë diplomatë europianë kërkojnë që në vend të ndryshimit të kufijve të ketë një autonomi më të gjërë ndaj serbëve të veriut.
“Unë nuk mendoj se ndokush mendon se prekja e kufijve është ide fantastike,” tha një diplomat i lartë europian. “Në diplomaci ne duhet të punojmë me realitetin dhe realiteti është se dy liderët e shohin si zgjidhje këtë opsion.”
Politikani kosovar Bekim Collaku për “FT” thekson se e sotshmja nuk duhet të ngatërrohet me të kaluarën kur bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve në bazë të marrëveshjes paqësore. “Rreziku më i madh i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është skenari kur palët nuk arrijnë marrëveshje,” tha ai, përcjell albinfo.ch. “Opozita po shfrytëzon situatën vetëm për të mundësuar zgjedhje të parakohshme.”
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë










