Kosova
Protesta, nëse nuk anulohet projekti në Liqenin e Badocit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që t’i anulojë kushtet për ndërtimin e një lagjeje në afërsi të liqenit të Badocit.
Kështu bëri të ditur Drejtori Ekzekutiv i Organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, i cili ishte pjesëmarrës në aksionin e pastrimit nga organizata në fjalë.
Hasanaj ka bërë apel nga qytetarët që të vetëdijesohen dhe të mos e ndotin ambientin nga i cili e gjithë Prishtina furnizohet me ujë të pijshëm.
“Ne sot me vullnetarët tonë jemi bashkuar për ta mbrojtur Badovcin. Së bashku me një numër vullnetarësh të “Let’s Do It” dhe shumë të tjerë, sot po i largojmë shumë mbeturina.
Janë mbeturina që janë lërë nga vetë qytetarët, po vazhdon një lloj moskujdesi. Bëj apel nga ata që t’i ruajnë këto hapësira.
E tërë Prishtina furnizohet me ujë të pijshëm”, ka thënë Hasanaj duke shtuar se i kanë paraparë të gjitha masat për mos ndërtimin e kësaj lagjeje.
“Është gabim i madh projekti nga kompania dhe shpresoj që mos të ndodhë ajo, dhe të ndalohet.
Ndërtimi këtu e rrezikon ujin e pijes, rrezikon edhe vet mjedisin. “Let’s Do It Kosova” është pjesë e këtij grupi me mbi 27 mijë njerëz që janë bërë bashkë në këtë grup. Janë paraparë të gjitha masat qoftë ligjore e deri të reagimi i qytetarit”, thotë ai për EO, përcjell albinfo.ch
Hasanaj shpreson që ai projekt do të anulohet, por nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, ai thotë se do të ketë veprime konkrete nga ata, duke mos përjashtuar as edhe protestat.
“Ne kemi pasur një lloj debati me Ministrinë e Mjedisit dhe vet Komunës së Prishtinës sa i përket lejes për ndërtimin në këtë lokacion. Ne e shohim Komunën e Prishtinës që thotë se është detyruar nga ministria, por që Ministria ka kërkuar që t’i anuloj ato kushte dhe shpresojmë që do t’i anuloj. Ditën e martë është paraparë një takim me asamblenë për ta diskutuar këtë problematik. Ndërtimi në këtë zonë nuk do të bëhet”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane














