Kosova
PSD-ja e bën kuorumin në Kuvend
Kuvendi i Kosovës, pas shumë përpjekjeve, u është kthyer seancave të rregullta, edhe përkundër bojkotit të LDK-së e VV-së.
Për seancën e sotme, e cila ka shqyrtuar 25 pika të mbetura nga seancat e kaluara, kuorumin e ka bërë PSD-ja.
Situata e sotme që pa PSD-në seanca nuk mund të fillonte, e ka bërë pak nervoz kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka akuzuar disa deputetë që nuk po marrin pjesë në seancë, duke thënë se nuk do të tolerojë që disa persona të përcaktojnë fatin e Kuvendit, përcjell albinfo.ch.
Veseli i ka thënë deputetit të Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, që le t’ia bëjë opozitës katër votat për të shkuar në zgjedhje. “Zafir, veç voto, katër vota i duhen opozitës, po të tregoj publikisht, ti edhe dy apo tre i ke atje, por po frikësohem se më së shumti frikësohen ata të shkohet në zgjedhje, bashkë me opozitën, kjo është ajo që nuk ndodh, se me pas burrni, po”, theksoi Veseli.
Deputetët në seancën e sotme kanë votuar disa projektligje. Ndërsa kanë votuar kundër projektligjit për konfiskimin të pasurisë, i propozuar nga Vetëvendosje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin














