Lifestyle
Pse ceremonia e çmimeve OSCAR do të mbahet pa prezantues?
Drejtori i ABC Entertainment, që transmeton ceremoninë e “Academy Awards”, ka thënë se në vend të një prezantuesi, në ekran do të shfaqen yje duke marrë çmimet në edicionet e mëparshme.
Mediat amerikane raportojnë se transmetuesi e ka pasur të pamundur të gjejë një prezantues – një prej roleve më të vështira në showbiznesin amerikan, përcjell albinfo.ch.
Roli i prezantuesit në “Oscars” ka dalë të jetë i vështirë për shumë yje. Hollywood Reporter e ka cilësuar këtë rol si “punën më të padëshirueshme në Hollywood”.
Në muajin dhjetor komediani Kevin Hart u tërhoq nga puna e prezantuesit të ceremonisë “Oscar” shkaku i postimeve homofobe që ai i kishte bërë në të kaluarën. Në sqarimin e tij, Hart kishte thënë se nuk donte të ishte i shpërqendruar dhe se i “vinte keq që është dashur t’i lëndojë njerëzit”.
Prezantuesi i ceremonisë zakonisht ka mbajtur një monolog hyrës dhe ka qenë përgjegjës që t’i mbajë në disponim të pranishmit. Jimmy Kimmel ka qenë prezantuesi i fundit i “Academy Awards” në vitin 2018.
Për herë të fundit ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” ishte mbajtur pa prezantues në vitin 1989, kur Rob Lowe dhe një aktore realizuan një skenë shumë të kritikuar. Aktorja, në atë vit ishte veshur si “Borëbardha”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025













