Lajme
Pse disa njerëz rezultojnë gjithmonë negativ ndaj Covid-19?
Të gjithë e njohim një person që pavarësisht se e gjithë familja e tij është infektuar me Covid-19, nuk ka rezultuar kurrë pozitiv.
Shkencëtarët, pas një studimi të bërë në Universitetin e Londrës, kanë gjetur një shpjegim, duke treguar se një pjesë e njerëzve përjetojnë “abortim të infeksionit”.
Sipas shkencëtareve, virusi hyn në trup, por pastrohet nga qelizat T të sistemit imunitar në fazën më të hershme, që do të thotë se testet PCR dhe antitrupat regjistrojnë një rezultat negativ, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Zbulimi mund të hapë rrugën për një gjeneratë të re vaksinash që synojnë përgjigjen e qelizave T, e cila mund të prodhojë imunitet shumë më afatgjatë.
Studimi i fundit monitoroi intensivisht punonjësit e kujdesit shëndetësor në Britaninë e Madhe për shenja të infeksionit dhe përgjigjet imune gjatë valës së parë të pandemisë.
Pavarësisht rrezikut të lartë të ekspozimit, 58 pjesëmarrës nuk rezultuan pozitivë për Covid-19 në asnjë moment.
Megjithatë, mostrat e gjakut të marra nga këta njerëz treguan se ata kishin një rritje të qelizave T që reagonin kundër Covid-19, krahasuar me mostrat e marra para se të përhapej pandemia dhe krahasuar me njerëzit që nuk ishin ekspozuar fare ndaj virusit.
Gjetja është veçanërisht e rëndësishme, sepse qelizat T të përgjigjes imune tentojnë të japin imunitet më të qëndrueshëm, zakonisht prej vitesh dhe jo muajsh, krahasuar me antitrupat.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













