Bota
Pse do të rriten çmimet për udhëtimet e shkurtra në Gjermani
Kabineti i kancelares Angela Merkel do të nënshkruajë projektligje mbi taksat dhe subvencionet e reja të gjelbërta këtë javë, dhe kjo pritet të bëjë që të rriten çmimet e udhëtimeve të shkurtra në Gjermani
Si pjesë e një “pakete klimaterike” më të gjerë që synon të rikthejë ekonominë më të madhe të Evropës në drejtim të synimeve të uljes së emetimeve, taksat për fluturimet deri në 2.500 kilometra do të rriten 74 për qind, në 13.03 €.
Taksat për fluturimet më të gjata do të rriten rreth 41 për qind, duke arritur në 33,01 € për udhëtime deri në 6.000 km dhe 59.43 € në udhëtimet më të gjata, përcjell albinfo.ch.
Këto pritet të sjellin shtesë prej 740 milionë € në vit në arkat e shtetit, sipas draftit që do të duhet të paraqitet në Parlament.
Shpresohet se do të shtyjë më shumë udhëtarë të udhëtojnë me hekurudha. Qeveria gjermane gjithashtu planifikon të rrisë lehtësimin e taksave për udhëtarët, duke kompensuar kostot më të larta të karburantit nga një taksë e re në emetimet e dioksidit të karbonit – dhe për njerëzit që modernizojnë ndërtesat të harxhojnë më pak energji.
Rregulla të tjera të reja kanë për qëllim dhënien e stimujve për komunat për të lejuar ndërtimin e turbinave me erë, që kohët e fundit është ngadalësuar.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












