Kuriozitete
Pse duhet të ketë shkurti 29 ditë, çdo katër vjet?
Një ditë ekstra çdo katër vjet
Çdo katër vjet, kalendari nuk përmban 365 por 366 ditë. Prandaj 2020-a quhet vit i brishtë. Mendohet se termi “i brishtë” vjen nga romakët e lashtë. Ata mendonin se viti i brishtë pasohej me epidemi dhe sëmundje por është thjesht një mendim i pabazuar.
Çfarë ndodh nëse nuk e shtojmë një ditë çdo katër vjet?
Toka rrotullohet rreth diellit për 365 ditë dhe gjashtë orë, që do të thotë se ka një ditë ekstra çdo katër vjet. Nëse nuk e shtojmë një ditë tepër, atëherë shekuj më pas, njerëzit mund të bëjnë pazar për Krishtlindje në qershor. Ky ndryshim në kalendar erdhi në Romë dhe më pas në botën perëndimore nga egjiptianët, të cilët së bashku me fiset Maya dhe babilonasit, ishin ndër të parët që përcaktuan me saktësi rrotullimin e Tokës rreth Diellit.
Në të vërtetë, 6 orët “tepër” çdo vit janë në fakt 5 orë, 48 minuta dhe 46 sekonda. Prandaj papa Gregori XIII, i bindur se festat po festoheshin gabim, propozoi në vitin 1582 kalendarin e tij, i cili nuk shton një ditë tepër te vitet që përpjestohen me 100, por jo me 400. Pra, viti 2000 ishte një vit i brishtë, por 1700, 1800 dhe 1900 jo. As 2100 nuk do të jetë. Kalendari Gregorian është kalendari më i përhapur sot në botë.
Viti i brishtë njihet si “leap year” ose “viti i kalimit”, sepse sposton me dy ditë datat e shënuara. Për shembull, në 2018-n, Krishtlindja qëlloi në ditën e martë, në 2019-n të mërkurën, ndërsa këtë vit do të jetë në ditën e premte, ndërkohë që nëse nuk do të ishte viti i brishtë, do të ishte të enjten.
Sa janë mundësitë për të lindur më 29 shkurt (si Capital T për shembull)?
Sipas studimeve, mundësitë për të lindur më 29 shkurt janë 1 në 1461. Të lindurit në këtë datë zakonisht e festojnë ditëlindjen më 1 mars, sepse askush nuk do dhurata vetëm çdo katër vjet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss














