Futboll
Pse e bëri Emery Granit Xhakën kapiten të Arsenalit
Kanë kaluar gjashtë muaj kur Unai Emery është shkarkuar nga pozita e trajnerit te Arsenali, mirëpo trajneri spanjoll është rikthyer të flasë për të kaluarën e tij me Topçinjtë, duke zbuluar shumë gjëra për Daily Mail.
Njëra nga gjërat që ka bërë më shumë bujë është edhe marrëdhënia e tij me mesfushorin turko-gjerman, Mesut Ozil.
Emery ka thënë se ka biseduar shumë me mesfushorin, duke u munduar për ta rikthyer në formën e mëparshme, por që nuk ia ka dalë.
“Kam biseduar shumë me Ozilin, pasi kam dashur ta ndihmoj. Ndonjëherë luante mirë dhe ndonjëherë keq. Ai duhet të bëhet më kritik, të përmirësojë qëndrimin dhe angazhimin e tij”.
“Unë u përpoqa ta ndihmoj atë me gjithë forcën time, pasi kam dashur që ai të luajë gjithmonë”, deklaroi Emery.
48-vjeçari ka zbuluar se kishte në plan ta bënte Ozilin kapiten para se të emëronte Granit Xhakën, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
“Unë mendoja ta bëj atë kapiten, por shokët e skuadrës nuk e donin atë dhe kështu shiriti shkoi për Granit Xhakën. Nuk ishte vendimi im, por i lojtarëve për të mos e bërë Ozilin kapiten”, tha Emery.
Ozil është pjesë e Arsenalit që nga viti 2013, por nuk ka arritur të mbajë gjatë formën e tij të mirë.
Pas shtatë vjetëve qëndrim në Londër, Ozil pritet të largohet këtë verë dhe skuadra e tij e ardhshme pritet të jetë Fenerbahce.
E-Diaspora
-
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit Vaxhid Sejdiu, bashkëkryetar i LAPSH “Naim Frashëri” – Zvicër uron për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit... -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra pjesëmarrës në grevën feministe në Lozanë dhe në Cyrih Disa gra të maskuara sulmuan stacionet e tramvajit në Cyrih. Të tjera varën litarë nëpër shina.... -
Ylfete Fanaj hapi zyrtarisht stacionin e policisë në Ebikon -
Asnjë fluturim special: Ndalohen fluturimet e reja zvicerane nga Omani -
Pse kartëmonedhat zvicerane ndryshojnë kaq shpesh -
Spitalet zvicerane po përballen me një situatë të tensionuar













