Tematike
Pse maskat e prodhuara në Zvicër nuk janë në treg?
Prodhuesi “Flawa” thotë se në qendrën e aplikimeve për certifikim kanë thënë se aktualisht janë të mbingarkuar me aplikime për certifikim.
Maskat ende po prodhohen me shpejtësi, rreth 64.000 në ditë, por ende nuk dihet se kur do të dalin ato për shitje.
Marcel Odermatt nga Drejtoria e Shëndetit në Cyrih tha: “Për fat të mirë, situata në kantonin e Cyrihut, si në gjithë Zvicrën, është lehtësuar në mënyrë të konsiderueshme”.
“Prodhimi i maskave në Zvicër nuk është më aq i rëndësishëm sa ishte disa muaj më parë”, përfundoi ai, përcjell albinfo.ch.
Në fund të muajit maj Zvicra filloi prodhimin e maskave dhe në fillim të qeshorit dolën edhe maskat e para.
Me një kosto prej 1.6 milion franga, zyrtarët kantonalë në Cyrih nga Kina kishin blerë dy makina të përdorura për prodhimin e maskava.
Dorëzimi i këtyre makinave prodhues u vonua, por edhe prodhimi u shty për shkak të vështirësive teknike.
Duke qenë se kishte mungesë të maskave të në gjithë botën gjatë pikut të pandemisë, autoritetet zvicerane u detyruan të paguanin shumë herë mbi vlerën e zakonshme të tregut për të siguruar pajisjet.
Zvicra ka qenë gjithashtu në mëshirën e vendeve fqinje, pasi disa vende hezitonin të shisnin pajisjet mbrojtëse që posedonin për t’i mbajtur ato në vendet e tyre./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













