Kosova
Pse Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
Vendimi i tij pas dorëheqjes nga pozita e kryetarit të PDK-së
Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk do të jetë në garë për deputet, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ai tha se do të jetë në shërbim të PDK-së dhe ka marrë përsipër që të udhëheqë fushatën zgjedhore të partisë, si shef i Shtabit Qendror Zgjedhor.
“Sot, me vendim të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kam marrë përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr fushatën zgjedhore të partisë, si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, në rrugën tonë drejt fitores më 28 dhjetor. Këto zgjedhje janë mundësi për t’i rikthyer vendit normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin. PDK hyn në këtë proces më e përgatitur, e bashkuar dhe shumë e gatshme për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton. Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Ish-kreu i PDK-së i cili së fundmi dha dorëheqje nga udhëheqja e kësaj partie tha se vendimi për të mos garuar për deputet është i qellimshëm dhe sipas tij i lejon t’i përkushtohet “tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza”.
Më 17 nëntor, Bedri Hamza u zgjodh kryetar i PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit. Zgjedhja e Hamzës u bë me shumicë votash në Konventën Zgjedhore të PDK-së, në të cilën nuk pati kundërkandidat.
Hamza është edhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 28 dhjetorit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih













