Shëndetësi
Pse nuk duhet të pini ujë nga shishja e ngrohur në diell
As që jeni të vetëdijshëm sa mund të jetë rrezik për shëndetin.
Shumica nesh gjatë motit të nxehtë nuk dalim nga shtëpia pa një shishe me ujë, mirëpo ekziston një gjë e rëndësishme lidhur me atë që duhet ta dini.
Disa njerëz, gjatë shëtitjes blejnë një shishe me ujë, disa po atë shishe e përdorin sërish dhe e rimbushin me ujë të freskët.
Mirëpo, kjo shprehi mund të rrezikojë shëndetin.
Domethënë, mund të jetë shumë rrezik të pini ujë nga një shishe plastike, e cila është ngrohur në diell.
Është fakt që sa më shumë që të ngrohet shishja e plastikës, aq më shumë përbërës nga ajo plastikë kalojnë në ujin të cilin e pimë.
Shishet e plastikës bëhen kryesisht nga polietileini i tereftalatës, andaj kur ngrohen, ky material liron kimikate, të cilat quhen bisfenol A dhe njihet nën shenjën BPA.
Disa hulumtime kanë treguar që ky përbërës ka një ndikim shumë të dëmshëm në shëndetin e fëmijëve dhe përgjithësisht konsiderohet kancerogjen.
Prof. Lina Ma dhe ekipi i saj i shkencëtarëve kryen së fundmi një eksperiment për të ekzaminuar kimikatet e çliruara nga shishet e 16 markave të ndryshme të ujit pasi qëndruan në një temperaturë prej 70 gradë Celsius për katër javë. Rezultatet janë “skenari më i keq i mundshëm për njerëzit”.
Studimi tregoi se niveli i BPA rritet kur shishja e ujit mbahet e ngrohtë, dhe profesori Ma paralajmëron që të mos pini aksidentalisht ujë pasi shishja është lënë në makinën tuaj për ditë të tëra, të themi, gjatë ditëve të nxehta të verës.
BPA zakonisht shoqërohet me probleme të shumta shëndetësore, si problemet me shëndetin riprodhues, imunitetin dhe problemet neurologjike.
Gjithashtu, ky përbërës rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer, sëmundjeve metabolike, sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit të tipit 2.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane Një central i ri bërthamor do të gjeneronte 1.6 miliardë CHF për ekonominë zvicerane çdo vit... -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë













