CH-Ballkani
Pse po ikin shqiptarët e Kosovës nga Durrësi?
Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë janë larguar nga bregdeti Adriatik
Nëse para disa vitesh Durrësi ishte tejmbushur me emra biznesesh të qyteteve të Kosovës apo Maqedonisë për të tërhequr pushuesit patriotikë të këtyre zonave, në 2018 duket se kjo taktikë nuk vlen.
Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë janë larguar nga bregdeti Adriatik. Ibrahim Osmani është nga Kosova dhe në Durrës drejton një hotel.
“Ka rënie, shumë jo pak. Unë kështu se mbaj mend të them të drejtën. Kam 18 vite që punoj, por kështu rënie nuk mbaj mend”, shprehet Ibrahim Osmani, raporton “TCH”.
Ndërsa Lirim Bajrami është nga Tetova dhe ka hapur një restorant në Durrës.
“Këtë vit ka pushues të huaj, polakë, hungarezë, boshnjakë, por Durrësi, dmth plazhi i Durrësit ka shumë pak. Rënia është 30-40% të pushuesve të Kosovës, Maqedonisë dmth të shqiptarëve. Në krahasim me vjet është shumë, shumë poshtë turizmi, si për kosovarë si për shtetas të huaj”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Arsyet
Por cilat janë arsyet sipas biznesmenëve kosovarë e maqedonas, që bashkëkombësit e tyre nuk pushojnë më në Durrës? Por gazetarja Valdete Osmani, nuk bën fajtor kryesor motin.
“Dëshira e kosovarëve, ajo dëshira e madhe e cila është zbehur kohët e fundit për të vizituar Shqipërinë, mendoj se është pikërisht për mungesën e kushteve, mungesën e trajtimit të mirë ndaj tyre dhe mungesa e pastërtisë së Durrësit, derdhja e ujërave të zeza në det. Mungon e një dezinfektim i mushkonjave, të cilat s’të lënë të qetë të hash e një darkë. Me shumicën me të cilët bisedojmë në Prishtinë kur kemi dilema se ku të shkojmë.. Durrësi, Shëngjini, Velipoja mbeten vendet ku shkohet për zor, pasi i kanë fëmijët e vegjël apo nuk kanë kushte ekonomike për t’i kaluar pushimet më larg”, u shpreh Valdete Osmani.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












