Futboll
Pse Serbia e pret Zvicrën në Leskovc e jo në Beograd?
Televizioni zviceran ka publikuar një shkrim për stadiumin 300 kilometra larg Beogradit
Mësohet se në stadiumin “Duboçica” në Leskovc, 300 kilometra larg Beogradit, do të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja e Ligës së Kombeve zhvillohet të shtunën mbrëma.
Televizioni zviceran ka publikuar një shkrim për atë pse ndeshja nuk zhvillohet në Beograd, por në Leskovcin e vogël dhe në stadiumin modern, por me kapacitet prej vetëm 8000 vendesh.
Pra lojtarët e Zvicrës nuk do të kenë presionin e 60 mijë shikuesve, sa do të mund të ishin në Beograd, por të më pak se 8000 shikuesve.
“Federata përkatëse vendos ku do të organizojë ndeshjen”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës helvetike.
Federata e Zvicrës ka strategji që ndeshjet t’i luajë në qytete të ndryshme, si Gjenevë, Zuerich, St. Gallen.
“Serbët duket se kanë strategji të tillë po ashtu”, ka shtuar Arnold.
Televizioni zviceran shkruan se arsye tjetër mund të jetë rënia e interesimit për të parë Serbinë nga tifozët e saj.
Kështu që në federatën serbe do të jenë të lumtur nëse mbushet arena në Leskovc.
Përfaqësuesja zvicerane, që për kapiten e ka Granit Xhakën, do të fluturojë për në Nish.
Prej atje do të ketë udhëtim 50 minutësh me autobus për në Leskovc.
Zvicra mezi ka gjetur hotel për 60 persona, sa janë gjithsej në ekspeditë, në afërsi të Leskovcit.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Pabarazia gjinore në Zvicër mbetet sfidë pavarësisht ligjeve për barazi Në Zvicër, edhe pse diskriminimi gjinor është i ndaluar me ligj, gratë vazhdojnë të jenë të... -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Shoqata e Mësuesve Zviceranë këshillon kundër simboleve fetare -
Tërmet në kantonin e St. Gallen -
A mund të bëj një “barbeque” në një park ose pyll në Zvicër?














