Kuriozitete
Publikohen çmimet e Iphone 14
Faqja e njohur, Anthony ka publikuar disa informacione rreth serisë iPhone 14, duke përfshirë edhe çmimet e modeleve të reja.
Janë publikuar informacionet për modelet Apple iPhone 14, iPhone 14 Plus/Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, me specifikat kryesore dhe çmimet e mundshme të këtyre modeleve.
Tipper @TheGalox thekson se iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus do të kushtojnë përkatësisht 779 euro dhe 879 euro, ndërsa iPhone 14 Pro do të kushtojë 1042 euro.
Më i shtrenjti do të jetë iPhone 14 Pro Max, i cili është modeli më i fortë në gamë dhe do të kushtojë 1167 euro në versionin e tij bazë.
Nëse çmimet e përmendura rezultojnë të sakta, mund të ndodhë që fansat e Apple do të duhet të paguajnë deri në 1654 euro për iPhone 14 Pro Max me 1 TB hapësirë ruajtëse.
Kjo përputhet me strategjinë aktuale të kompanisë Cupertino, e cila tarifon 487 euro shtesë për iPhone 13 Pro Max, nëse përdoruesi dëshiron 1 TB hapësirë ruajtëse. Versioni bazë i telefonit kushton 1070 euro.
Me një çmim të mundshëm prej 1654 euro, iPhone 14 Pro Max 1 TB do të ishte iPhone më i shtrenjtë i Apple i lëshuar ndonjëherë (duke mos përfshirë edicionet speciale dhe pajisjet e personalizuara).
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











