Lajme

Puna e florinjëve mbetet ende mister në Izrael

Disa të rinj që kishin dalë vullnetarë në një gërmim arkeologjik në Izraelin qëndror kanë gjetur 425 monedha ari që ishin varrosur në një enë argjili për 1100 vjet.

Shumica e monedhave datojnë që nga periudha e hershme islamike, kur rajoni ishte pjesë e kalifatit Abasid.

Monedhat peshojnë 845 gramë dhe kanë patur vlerë shumë të madhe kur janë varrosur, mjaftueshëm për të blerë një shtëpi luksoze në një nga qytetet e Kalifatit.

Por personi që e zotëronte enën me florinjtë, dhe pse nuk u kthye kurrë për ta marrë, mbetet mister.

Personi që e varrosi këtë thesar 1,100 vjet më parë priste që ta rimerrte atë, dhe madje e siguroi enën me gozhdë në mënyrë që të mos lëvizte.

Robert Kool, një ekspert i monedhave, tha se grumbulli përbëhej nga monedha të plota prej ari, por edhe 270 prerje të vogla ari.

Ai shtoi se njëra prej prerjeve ishte një fragment i një monedhe ari të Perandorit Bizantin Theophilos të prerë në Kostandinopojë, që ishte një provë e rrallë materiale e lidhjeve të vazhdueshme midis dy perandorive rivale gjatë kësaj periudhe, përrcjell albinfo.ch