Jeta në Zvicër
Puna me kohë të pjesshme: Zvicra, e dyta në Evropë
Shifrat tregojnë një rritje të dukshme në punën me kohë të pjesshme gjatë 20 vjetëve të fundit: nga 26.3%, në 36.7%
Puna me kohë të pjesshme në Zvicër vazhdon të rritet, me shifrat e fundit nga Zyra Federale e Statistikave që tregon se më shumë se një e treta e të punësuarve punojnë më pak se 90%.
Shifrat tregojnë një rritje të dukshme në punën me kohë të pjesshme gjatë 20 vjetëve të fundit: nga 26.3%, në 36.7%, shkruan “Swissinfo.ch”.
Kjo e bën Zvicrën të dytën në Evropë për të punuar me kohë të pjesshme, prapa liderit të shquar të Holandës, ku 50.7% e popullsisë punojnë më pak se 100 %, përcjell albinfo.ch.
Nga fqinjët e Zvicrës, në Gjermani puna me kohë të pjesshme është 28,2%, në Francë (18,8%) dhe në Itali (18,7%).
Në Evropë, Hungaria (4.8%) dhe Bullgaria (2.4%) kanë nivelet më të ulëta, përcjell tutje albinfo.ch.
Gratë në Zvicër kanë tri herë më shumë gjasa se meshkujt të punojnë me orar të reduktuar (duke u kujdesur për fëmijët e vegjël që janë arsyeja më e shpeshtë), por përqindja e meshkujve që marrin punë nën 100% është rritur gjithnjë e më shumë.
Punët e sektorit të shërbimeve kanë më shumë gjasa të jenë me kohë të pjesshme, sidomos në artet, në punën private në shtëpi, në mësimdhënie, në shëndetësi dhe në sektorët socialë.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive















