Kosova
Punëtorët e administratës së gjyqësorit duan rritje të pagave
Sipas kryetarit të Sindikatës së Judikaturës, Asllan Rusinovci, greva do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave të tyre, që janë rritja e pagave për 100 për qind dhe rregullimi i statusit të rreth 2 mijë punëtorëve administrativë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë punëtorët e administratës së Gjykatave e Prokurorive kanë nisur grevën e përgjithshme në mbarë vendin. Sipas kryetarit të Sindikatës së Judikaturës, Asllan Rusinovci, greva do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave të tyre, që janë rritja e pagave për 100 për qind dhe rregullimi i statusit të rreth 2 mijë punëtorëve administrativë.
Sipas Rusinovcit, me rritjen e fundit të pagave për gjyqtarë e prokurorë, është bërë dallim i madh në paga. Greva do të mbahet çdo ditë gjatë tërë orarit të punës. Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi, kanë anuluar vizitën e paralajmëruar për në Gjykatën Themelore në Ferizaj, siç thuhet për shkak të agjendës së ministrit.
E-Diaspora
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite Për më shumë se dhjetë vjet, një burrë që jeton në Carinthia, sipas akuzës, thuhet se...
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
-
Diaspora: Konsumatore apo partnere e zhvillimit të Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida Mungesa e dëborës në Zvicër këtë dimër ka qenë e theksuar, sipas një raporti nga MétéoSuisse...
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik?
-
Rriten raportimet për shkelje etike në sportin zviceran
-
Shkurtimet e OBSH-së mund të jenë më të këqija se ç’pritej
-
Kënaqësia në punë bie për shumë punëtorë zviceranë