Lajme
Pushimi i lehonisë mund të shkurtohet
Kërkesa për ndryshim të disa neneve të Ligjit të Punës ka ardhur nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë
Së shpejti pushimi i lehonisë për nënat e reja kosovare mund të shkurtohet për një të katërtën, gjegjësisht nga 12 muaj sa është tash në 9 muaj.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar një draft fillestar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Punës, Ligj ky që ka filluar të zbatohet nga fillimi i vitit 2011, thotë Berat Luzha, zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas propozimit të ministrisë, në këtë Ligj parashihet të ndryshohet edhe neni 49- pushimi i lehonisë, që parashikohet të shkurtohet në nëntë muaj nga 12 sa është më ligjin aktual, bëhet e ditur në portalin e radios Evropa e Lirë. Luzha, tregon se në bazë të draftit fillestar ndryshohet edhe mënyra e pagesës se lehonave nga punëdhënësi dhe ekzekutivi.
“Propozimi është që punëdhënësi të paguajë dy muajt e parë, në shumën 80 për qind të pagës bazë, kurse qeveria do të paguajë katër muajit vijues më 50 për qind të pagës mesatare të vitit paraprak. Kurse tre muajt e fundit, parashihet që të jenë pa pagesë.
Por ky është vetëm një propozim, pasi ende nuk është projektligj”, thotë Luzha. Sipas Ligjit aktual, pushimi i lehonisë zgjat 12 muaj; 6 muajt e parë i paguan punëdhënësi në kompensim prej 70% të pagës bazë; 3 muajt vijues i paguan Qeveria e Kosovës në bazë të pagës mesatare në Kosovë, ndërsa 3 muajt e fundit janë pa pagesë.
Kërkesa për ndryshim të disa neneve të Ligjit të Punës ka ardhur nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Drejtori ekzekutiv në këtë asociacion, Arian Zeka, thotë se kërkesa është paraqitur pas hulumtimit se neni 49, i Ligjit të punës inkurajon diskriminim ndaj femrave në fazën e punësimit.
Ai pohon se ekzistojnë fakte se ka rënie drastike të femrave të punësuara në sektorin privat, ndërkaq në disa raste punëdhënësit lidhin kontrata afat- shkurtër më punëtorët femra, vetëm për shkak të zbatimit të ligjit të punës Edhe zëvendësministri Berat Luzha, thekson se ka indikacione se femrat që dëshirojnë të punësohen në sektorin privat ballafaqohen më këtë problem dhe kjo është arsye, sipas tij, që të bëhen ndryshime dhe plotësime në Ligjin e Punës, konkretisht në nenin që i përket pushimit të lehonisë
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













