Lajme
Putini angazhoi spiunë për ta bërë Trumpin president
Tri agjenci spiunimi ishin urdhëruar të gjenin mënyrat e duhura praktike për të përkrahur Trumpin, në një dekret që ka nënshkrimin e Putinit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, personalisht ka autorizuar një operacion sekret të agjencisë së spiunimit për të përkrahur Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale të 2016-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë treguar dokumentet e rrjedha nga Kremlini nga një takim i mbyllur i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.
Takimi kyç u mbajt më 22 janar 2016, sipas dokumenteve, raporton “The Guardian”. Aty presidenti rus ishte takuar me shefin e spiunazhit dhe ministrat e lartë.
Ata u pajtuan që Trumpi në Shtëpinë e Bardhë do t’i ndihmonte objektivave strategjike të Moskës, në mesin e tyre edhe “trazirës sociale në SHBA” dhe dobësimit të pozicionit negociues të presidentit të Amerikës.
Tri agjenci spiunimi ishin urdhëruar të gjenin mënyrat e duhura praktike për të përkrahur Trumpin, në një dekret që ka nënshkrimin e Putinit.
Në atë kohë, Trumpi ishte lideri në garën brenda Partisë Republikane. Raporti i nxjerrë nga departamenti i ekspertëve të Putinit rekomandoi se Moska do të përdorë “të gjitha forcat” për t’ia siguruar Trumpit fitoren.
Agjencitë perëndimore të inteligjencës mësohet se kanë qenë në dijeni të disa dokumenteve për disa muaj dhe me kujdes i kanë ekzaminuar. Dokumentet, që janë parë nga “Guardiani”, duket se prezantojnë një rrjedhje serioze dhe e pazakontë brenda Kremlinit.
Dokumentet i janë shfaqur ekspertëve të pavarur që kanë thënë se ato janë origjinale.
Në anën tjetër, Kremlini ka mohuar raportimet. Zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, ka thënë se ideja që liderët rusë janë takuar dhe janë marrë vesh për ta përkrahur Trumpin është një “trillim i mrekullueshëm”.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje












