Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/01/ferizaj-528x396.jpg)
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi Ka vdekur sot në moshën 62 vjeçare, spitalin e Lucernit Dr. Sami Dalipi, mjek dhe doktor...
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
Jeta në Zvicër
-
Ish-politikani zviceran, Leuenberger, për herë të pestë në Kosovë Ish-politikani zviceran, mbështetës i madh i shqiptarëve në Zvicër dhe në Kosovë, Ueli Leuenberger, në shënimin...
-
Gati 100 postierë dhe korrierë në vit sulmohen nga qentë, në Zvicër
-
84 delegacione mbështesin deklaratën përfundimtare të samitit të Ukrainës
-
Eksperimenti i votimit elektronik në Zvicër: Sa është i sigurt?
-
Berna dhe rrethinat e saj, me ndërprerje të madhe të energjisë të dielën