Maqedonia
Qeni sulmon dy gra e katër fëmijë në Shkup
Sipas denoncimit në polici qeni në mënyrë agresive i ka sulmuar të gjithë personat duke u shkaktuar lëndime nga kafshimi
Një qen endacak disa herë i ka sulmuar dhe kafshuar dy gra dhe katër fëmijë në Aeroportin e Shkupit.
Gjashtë rastet janë denoncuar në Stacionin Policor në Aeroport, ndërsa për qenin është raportuar në shërbimin Shinter, shërbim për marrjen e kafshëve të rrugës, raportojnë mediat lokale.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se mbrëmë prej orës 22:00 deri në orën 02:00 pas mesnate në Stacionin Policor në Aeroport janë denoncuar gjashtë ngjarje për persona të kafshuar prej qenve të cilat kanë ndodhur në rajonin e lagjes Aeroport midis bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “ASNOM”, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për gjashtë persona prej të cilëve dy gra të moshës prej 40 dhe 44 vjeç dhe katër fëmijë të moshës prej 10 deri në 14 vjeç.
Sipas denoncimit në polici qeni në mënyrë agresive i ka sulmuar të gjithë personat duke u shkaktuar lëndime nga kafshimi.
Nga SP Aerodrom për rastin është raportuar shërbimi Shinter.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













