Kuriozitete
Qeni ushtarak amerikan bëri punë të shkëlqyer
Një qen i ushtrisë amerikane e ndoqi deri në vdekje në Siri liderin e IS Abu Bakr al-Bagdadi. Tani kafsha ka të gjitha mundësitë të bëhet hero në SHBA, në luftën kundër terrorizmit islamik.
Qeni i plagosur në operacionin ushtarak amerikan kundër kreut të IS, Abu Bakr al-Bagdadi, është mbuluar me lëvdata nga Presidenti Donald Trump dhe krerët e ushtrisë amerikane. Qeni “i mrekullueshëm” ka bërë në Siri një “punë të shkëlqyer, në ndalimin dhe në vrasjen” e terroristit në Siri, shkroi Trump në twitter dhe publikoi një foto të kafshës.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley gjithashtu theksoi se qeni kishte bërë një “shërbim të jashtëzakonshëm”. Kafsha është në rrugën e shërimit të plotë dhe ndodhet tashmë pranë ushtarakut përgjegjës për të në shërbim, tha gjenerali i lartë amerikan në një konferencë shtypi në Pentagon.
Emrin e kafshës dhe racën e tij ai nuk e tregoi: “Ne e mbrojmë identitetin e qenit”, tha Milley. Ai e justifikoi këtë me rrethanën se qeni ndodhet akoma në zonën e operacionit. Me sa duket bëhet fjalë për një qen stani belg. Kjo racë përdoret shpesh nga forcat speciale të ushtrisë amerikane.
Qeni e ndoqi pas në një tunel kreun e milicisë xhihadiste “Shteti Islamik”, ku al-Bagdadi më pas vrau veten duke ndezur një jelek me lëndë shpërthyese. Edhe tre nga fëmijët e tij vdiqën, u tha. Qeni u nxorr nga ushtarët amerikanë.
“Eleminimi i duhur”
Eshtrat e shefit të IS u varrosën në det të hapur, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e SHBA. Të dhëna më të hollësishme për vendndodhjen dhe rrjedhën e funeralit nuk u njoftuan. Milley bëri të ditur vetëm se “eleminimi” i kufomës së al-Bagdadit ishte bërë “në mënyrë të përshtatshme” dhe kishte përfunduar. Edhe kufoma e liderit të Al-Kaida-s, Osama bin Laden, i cili u vra në një operacion ushtarak amerikan në Pakistan në vitin 2011, gjithashtu u varros në det.
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Zvicër
-
Për pothuajse dy të tretat e fëmijëve zviceranë, kujdesi është i jashtëm Në Zvicër, pothuajse dy të tretat e fëmijëve nën moshën 13 vjeç marrin kujdes shtesë për...
-
Qasja në pronë është gjithmonë e më e ndërlikuar në Zvicër
-
Sa mund të shpenzojë Zvicra për organizimin e Eurovision-it?
-
A do të humbasin burrat ukrainas statusin e tyre të mbrojtjes në Zvicër?
-
Zvicër: Të ardhurat rriten me çdo brez