Lajme
Qeveria amerikane me 8.3 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin
Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump nënshkroi ligjin që parashikon më shumë se 8 miliard dollarë fonde emergjente, për t’u përballur me krizën në rritje të koronavirusit.
Pesë shtete amerikane, Merilendi, Kalifornia, Florida, Uashingtoni dhe Havai kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të virusit. Gjithsej në SHBA janë konfirmuar 230 raste infektimi dhe numri i të vdekurve ka arritur në 14.
Presidenti Trump kishte planifikuar ta nënshkruante projekt-ligjin gjatë një vizite në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta të shtetit Georgia. Por ai u tha gazetarëve se ekzistonin shqetësime për “një person që mund të ishte infektuar”, dhe që punonte në këto qendra.
Presidenti Trump tha se personi në fakt ishte testuar negativ për koronavirusin dhe se ai ende shpresonte ta vizitonte agjencinë në një të ardhme.
Fondet prej 8.3 miliardë dollarësh u miratuan thuajse njëzëri nga të dyja dhomat e Kongresit, me synimin për të qetësuar publikun dhe për të përshpejtuar reagimin e qeverisë ndaj virusit.
Përhapja e shpejtë e koronavirusit po kërcënon të krijojë çrregullime në jetën e përditshme të vendit ashtu si dhe në të gjithë globin.
Fondet e miratuara do të përdoren për luftuar nga shumë aspekte koronavirusin, i cili ka tronditur tregjet financiare, po krijon çrregullime në udhëtimet e njerëzve dhe ka kërcënuar ekonominë amerikane, e cila ka qenë në rritje të shpejtë prej një dekade.
Një ndër qeveritë lokale që po përballet me koronavirusin është ajo në Montgomery të shtetit Merilend, jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë. Dje Montgomery konfirmoi rastet e tij të para.
Zyrtarët e Kalifornisë shpallën gjendjen e emergjencës pas vdekjes së një personi nga koronavirusi.
Personi që vdiq ka të ngjarë të jetë ekspozuar gjatë një lundrimi me anijen Grand Princess, e cila udhëtonte nga Meksika për në San Francisko. Anija do të qëndrojë përballë brigjeve të San Franciskos.
“Anija nuk do të dalë në det, derisa të vlerësojmë siç duhet pasagjerët,” thotë Gavin Newsom, Guvernator i Kalifornisë.
Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar tha të enjten se një milion komplete testestimi për koronavirusin pritet të arrijnë këtë fundjavë në laboratorët e vendit.
Administrata e Presidentit Trump është bërë objekt kritikash për mungesat e kompleteve të testimit.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
SHBA
Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së -
Gjermani
Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, i bashkohet Bayern Munich -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA
Jeta në Zvicër
-
Udhërrëfyesit alpinë paralajmërojnë: Ngjitja në Matterhorn është bërë shumë e rrezikshme Vala e të nxehtit po rrit rrezikun e rrëshqitjeve të shkëmbinjve, akullit të zi dhe shkrirjes... -
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt














