Kosova
Qeveria e Kosovës arsyeton rritjen e taksave doganore për prodhimet maqedonase
Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës për ngritjen e taksave deri në 30 për qind për prodhimet bujqësore që hyjnë në Kosovë, përfshirë këtu dhe ato nga Maqedonia, ka alarmuar autoritetet e atjeshme.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka ngritur shqetësimet e tij dhe Qeverisë në Shkup lidhur me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.
Gjatë një takimi që takim që ka zhvilluar me ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, Dimitrov kërkoi që kjo çështje të zgjidhet, përkatësisht që Kosova t’i heqë taksat që dëmtojnë prodhimet e Maqedonisë që eksportohen në Kosovë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Poenta nuk ishte që të theksoj shkelje. Nuk është një masë e mirë, jemi tepër të afërt dhe mendoj se shumë shpejt do ta gjejmë një zgjidhje që të mund të mbrojmë të dy interesat”, tha ai.
Sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë, masa për rritjen e taksës doganore nuk mund të jetë e mirë për Kosovën, kur ajo nuk është e mirë edhe për Maqedoninë. Ai theksoi se ky problem duhet të diskutohet sepse kanë edhe obligime ligjore nga marrëveshja e CEFTA-s.
Marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kosova është anëtare e këtij mekanizimi që nga viti 2007.
Në anë tjetër, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se taksa e vënë për prodhimet bujqësore që hyjnë në Kosovë është një nevojë që të mbrohen prodhimet vendore.
Ai theksoi se kjo çështje do të trajtohet edhe më tutje, duke thënë se bëhet fjalë për masa të përkohshme.
“Sa i përket taksës doganore është një preventiv e përkohshme kohore e cila do të zgjasë 90 ditë”, ka theksuar Pacolli.
Autoritetet e Maqedonisë kanë deklaruar se Shkupi zyrtar nuk ka qenë i informuar në kohë nga Qeveria e Kosovës për vendosjen e kësaj mase mbrojtëse për produktet bujqësore, e që sipas Shkupit, është obligim i Kosovës, pasi është pjesë e CEFTA-s.
Qeveria maqedonase ka paralajmëruar se do të bisedojë me sekretariatin e CEFTA-s dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate dhe do të analizohen të gjitha ndikimet që mund të reflektohen në Maqedoni, por edhe në rajon, nga kjo masë që ka ndërmarrë Kosova.
Në anën tjetër, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës thonë se pas një hetimi të departamentit përkatës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë masa mbrojtëse për produktet bujqësore, duke u bazuar në kompetencat ligjore dhe dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së CEFTA-s.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim edhe për masa mbrojtëse për qumështin.
Vendimi thuhet të ketë ardhur pas një hetimi që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 për qind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore, për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët, i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?














