Maqedonia
Qeveria e Maqedonisë, qytetarët që kanë mbetur në Gjermani mund të kthehen
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur thirrje publike për organizimin e transportit për shtetasit e Maqedonisë që janë jashtë vendit dhe duan të kthehen.
Këtë radhë Qeveria do të organizojë kthimin e qytetarëve nga tre qytete të Gjermanisë, edhe atë: Berlini (377 udhëtarë), Boni (355 udhëtarë) dhe Mynheni (183 udhëtarë), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Qeveria thonë se afati i fundit për organizimin e fluturimeve do të jetë 27.03.2020 (e premte) deri në orën 12:00.
“Të drejtë pjesëmarrje ka çdo kompani fluturimesh ose agjenci turistike, që do të organizojë fluturime çarter nga qytetet e Evropës për në Maqedoninë e Veriut. Kriteri për përzgjedhje do të jetë ofertuese me çmimin më të lirë. Sekretariati i Përgjithshëm do të kyç marrëveshje dhe do të bëjë pagesë për ofertën më të volitshme, deri në afatin e paraparë. Ofertat të dorëzohen në mënyrë elektronike, të nënshkruara nga person përgjegjës i kompanisë dhe të skanuara në e-mailin: [email protected]. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 26.03.2020 (e enjte) deri në ora 08:00″, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ata shtojnë se personat që do të paraqiten për t’u kthyer, gjatë hyrjes në aeroplan do të nënshkruajnë marrëveshje mes tyre dhe qeverisë me të cilën garantojnë se do ta paguajnë biletën e fluturimit në llogari të qeverisë dhe do të plotësojnë deklaratë, me të cilën do të pajtohen se pas hyrjes në territorin e shtetit do të vendosen në karantinë në kohëzgjatje prej 14 ditëve.
“Personat do të merren nga aeroporti i Shkupit me transport të organizuar, deri në objektet ku do të vendosen në karantinë. Ndërsa do të kenë afat 15 ditë për të paguar biletën e fluturimit në llogari të qeverisë”, thonë nga Qeveria.
Ndryshe, pas shpërthimit të koronavirusit, Qeveria në mënyrë të organizuar do t’i kthejë në vend qytetarët që mbetën jashtë kufirit të shtetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














