Kosova
Zvicra, 10 milionë franga për menaxhimin e burimeve ujore në Kosovë
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ka filluar programin e ri shumëvjeçar, duke siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë në përpjekjet e Kosovës për të futur qasje më të mira në menaxhimin e burimeve ujore në gjithë vendin, transmeton albinfo.ch.
Programi “Menaxhimi i Burimeve të Integruar të Ujërave në Kosovë” ka për qëllim të përcaktojë prioritetet e investimeve për të përmirësuar statusin ekologjik të burimeve ujore dhe për të siguruar menaxhim afatgjatë të ujit në dobi të qytetarëve dhe mjedisit të Kosovës.
Drejtor i Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Kosovë, Patrick Etienne, ka deklaruar se është shumë i lumtur që Qeveria e Zvicrës dëshiron të mbetet partneri i besueshëm i Kosovës në përpjekjet për t’i mbrojtur burimet natyrore.
Ai theksoi se fondet e përgjithshme në dispozicion për këtë program të siguruar nga Qeveria e Zvicrës janë pothuajse 10 milionë franga dhe bazuar në rezultatet që do të arrihen gjatë pesë vjetëve të ardhshme, pritet të vazhdojë më tej për një periudhë deri në dymbëdhjetë vjet.
Gjatë viteve të ardhshme, ky program pritet të krijojë kushtet e domosdoshme për të përmbysur prirjet e degradimit në ekosistemin e ujit, të optimalizojë përdorimin e potencialit ekonomik të ujit dhe të zvogëlojë rreziqet që lidhen me ujërat, si përmbytjet dhe thatësirat.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër Në kopshtin e fëmijëve në shkollën Vignettaz në Freiburg, nëntë fëmijë ulen në një rreth dhe...
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?