Kosova

Qeveria “gjigande” e Ramush Haradinajt, me 50 zëvendësministra

Deri tani Kabineti Haradinaj përbëhet nga 50 zëvendësministra, ose sa gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj pa hezitim mund të konsiderohet “gjigande” për shkaka numrit të madh të ministrave e kryesisht të zëvendësministrave. Deri tani Kabineti Haradinaj përbëhet nga 50 zëvendësministra, ose sa gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deri tash në disa ministri janë publikuar emrat e zëvendësministrave mirëpo ka shumë ministri të cilat nuk i kanë vendosur emrat e tyre në faqet zyrtare, shkruan TG. Disa nga zëvendësministrat emërimin e tyre e kanë bërë publik përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka edhe shumë të tjerë që nuk kanë deklaruar.

Në opinion, ndërkaq është krijuar një batutë: “mos u sjell afër Qeverisë se Ramushi të bënë zëvendësministër”.

Duke komentuar për këto emërime kryeministri Haradinaj, ditë më parë ka thënë se kjo nuk paraqet humbje të mjeteve të buxhetit, pasi që sipas tij, dinamika e punës është ndryshe nga e kaluara.

Nga ministritë të cilat prijnë me numrin më të madh të deritashëm të zëvendësministrave janë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik me nga pesë zëvendësministra. Ndërkaq vlen të theksohet, se në disa ministri ende nuk janë emëruar zëvendësministrat siç është rasti me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Infrastrukturës.

Kurse, disa ministri të tjera ndonëse janë emëruar zëvendësministrat, këto ministri nuk i kanë bërë publike në ueb-faqet e tyre zyrtare.

  1. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë-5 zv/ministra

Muharrem Nitaj, Arbër Geci, Bajrush Sezairi, Mustaf Myrtaj, Heset Sahiti

 

  1. Ministria e Zhvillimit Ekonomik- 5 zv/ministra

Fatir Berzat, Usmen Baldzi, Xhavit Zariqi, Besnik Beka, Gani Koci

 

  1. Ministria e Punëve të Jashtme- 4 zv/ministra

Gjergj Dedaj, Anton Berisha, Rejhan Vuniqi, Besnik Hoti

 

  1. Ministria e Punëve të Brendshme – 3 zv/ministra:

Abdulselami Shkodra, Izmi Zeka dhe Milan Radojevic.

 

  1. Ministria e Financave- 3 zv/ministria

Mustafa Grainca, Fatmir Gashi, Bojan Stojanoviq

 

  1. Ministria e Diasporës- 3 zv/ministria

Faruk Nura, Cerim Bajrami, Arian Daci

 

  1. Ministria e Bujqësisë – 3 zv/ministra

Vesel Krasniqi, Isni Kilaj, Egzonit Jakupi

 

  1. Ministria e Shëndetësisë- 3 zv/ministra

Ali Berisha, Granit Abdullahu, Muharrem Kuçi

 

  1. Ministria për Komunitete dhe Kthim- 3 zv/ministra

Milazim Gashi, Naser Meta, Qazim Rahmani

 

  1. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- 3 zv/ministër

Fatmir Matoshi, Aleksandar Spasiq, Kurtan Kajtazi

 

  1. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- 2 zv/ministra

Burbuqe Bakija-Deva, Resul Makreshi

 

  1. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës- 2 zv/ministra

Agim Çeku, Brahim Mehmetaj

 

  1. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale- 2 zv/ministra

Vesel Makolli, Besart Jashari

 

  1. Ministria e Drejtësisë- 1 zv/ministër

Vesna Mikiq

 

  1. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë- 1 zv/ministër

Bujar Cakolli

 

  1. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- 1 zv/ministër

Bashkim Krasniqi

Ndërkaq këto janë ministritë që ende nuk i kanë bërë publike emrat e zëvendësministrave: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal. Rasti më eklatant duket të jetë ai i Gjegj Dedajt, i cili në disa zgjedhjet e fundit nuk ka arritur të merr as 1 për qind të elektoratit kosovar, kurse gjithmonë përfiton postin e zëvendësministrit.