Bota

Qeveria holandeze blen 12,68% të “Air France”

Qeveria holandeze do të blejë një pjesë të 12,68% të kompanisë “Air France-KLM” për të përforcuar influencën e saj në grupin ajror, deklaroi sot ministri holandez i Financave, Wopke Hoekstra.

“Objektivi është që të arrihet një pozicion i njëjtë me atë të shtetit francez”, tha Wopke Hoekstra gjatë një konference për shtyp në Hagë, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.

Shteti francez zotëron aktualisht 14,3% të kompanisë.