Maqedonia
Qeveria maqedonase, 37 mijë euro për pjata, pirunë e thika
Kryeministri i ri në Qeveri do të pritet me aksesorë të reja për ushqim, gjegjësisht me enë të reja. Shërbimi për punë të përgjithshme po e rinovon kuzhinën qeveritare. Përskaj teknikës së bardhë, ai po blen dhe aksesorë për ushqim, me kualitet më të lartë, porcelan, inoks dhe kristal.
Marrëveshjen në vlerë prej 37 mijë eurosh e kanë fituar tri firma, “Eurefi Inzhenering”, “DL Konkord” dhe “Didaks”, të gjitha nga Shkupi.
Të gjithë duhet të dorëzojnë në Qeveri teknikë të bardhë me kualitet të lartë, zgarë elektrike dhe me gaz, vitrina, frigorifer nga inoksi, frigorifer për ushqim, pajisje për hekurosje, fshesë elektrike, makinë për paketimin e ushqimit, por më tepër edhe pajisje dhe aksesoarë për kuzhinën e Qeverisë, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












