Lajme
Qeveria nuk di ku t’i harxhojë parat
Qeveria e Kosovës, në tremujorin e parë të këtij viti, ka dal me suficit prej 68 milionë eurove
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar sot një dokument ku thuhet se të hyrat buxhetore në tremujorin e parë kanë arritur në rreth 244 milionë euro dhe paraqesin 19.3 për qind të planit vjetor, ndërsa shpenzimet arrijnë në 175.2 milionë euro.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shpenzimet buxhetore janë më të ulëta për 10 milionë euro ose 5.5 për qind.
Gjendja e mjeteve në llogaritë bankare të Buxhetit të Kosovës, në fund të marsit të këtij viti ka qenë 358.8 milionë euro.
Ministri Hamza ka thënë se rrogat për administratën do të vazhdojnë të jepen me rritje, po që nuk do të ketë pagesë retroaktive për janar dhe shkurt.
Ministri i Financave ka thënë se me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka pasur harmonizim të qëndrimeve për pjesën më të madhe të buxhetit të vitit 2011.
“Sa i përket çështjes së pagave ne kemi pasur përafrim të pozicioneve, nuk kemi pasur harmonizim të plotë, kemi biseduar edhe në Washington për ketë çështje. Ne presim që nesër të fillojë vizitën e re misioni i FMN-së ne Kosovë dhe prapë do t’i diskutojmë edhe ecuritë, ambientin e përgjithshëm ekonomik, por do të jetë temë bisede edhe çështja e buxhetit të vitit 2011 dhe ekzekutimi i tij”, ka thënë ministri Hamza.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? Më 14 qershor, votuesit në Zvicër do të japin mendimin e tyre për dy nisma federale,... -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal”












