Kosova
Qeveria nuk i paguan borxhet e Telekomit
Për krizën financiare të kësaj kompanie, kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha, të hënën ka njoftuar kabinetin qeveritar se borxhi i akumuluar ka arritur në 60 milionë euro. Nëse nuk intervenohet shpejtë, ka thënë ajo, rrezikohet falimentimi për 12 muaj
Qeveria e Kosovës nuk do të paguajë borxhet e Telekomit të Kosovës, dikur kompania më profitabile në vend, por do të gjejë formë për rimëkëmbje dhe ta përgatis për procesin e privatizimit, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Telekomi i Kosovës aktualisht gjendet në krizë të thellë financiare dhe rrezikon të falimentojë pasi borxhi i akumuluar ka arritur shifrën e 60 milionë euro.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për Radion Evropa e Lirë thotë se pavarësisht faktit se aksionar i kësaj kompanie është Qeveria e Kosovës, borxhet nuk do t’i shlyejë. Ai thotë se Telekomi ka potencial për të qenë fitimprurës në treg, por nuk është menaxhuar në mënyrë të duhur, përcjell albinfo.ch.
Për krizën financiare të kësaj kompanie, kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha, të hënën ka njoftuar kabinetin qeveritar se borxhi i akumuluar ka arritur në 60 milionë euro.
Nëse nuk intervenohet shpejtë, ka thënë ajo, rrezikohet falimentimi për 12 muaj.
Sipas saj, kompania ka një numër të madh të punëtorëve, shpenzime të mëdha të qirasë, mbyllja e një borxhi me Z-mobile mbi 26 milionë euro, rreth 11 milionë euro borxhe ndaj furnitorëve, si dhe vazhdimi i humbjeve, ku vetëm për tre muaj kompania ka humbur katër milionë euro.
Naim Gashi, ekspert i ekonomisë thotë se Qeveria e Kosovës në radhë të parë duhet të identifikojë shkaqet e krizës financiare dhe të merren masa ndaj atyre që kanë sjell kompaninë në këtë situatë.
Sipas tij, menaxhimi jo i duhur i kompanisë dhe pikërisht lidhja e kontratës me operatorin Z- Mobile, ka sjell Telekomin para falimentimit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ndërkaq thotë se synim i Qeverisë së Kosovës është privatizimi i Telekomit të Kosovës. Sipas tij, një proces i tillë mund të fillojë pas dy vjetëve.
Telekomi i Kosovës dy herë i është nënshtruar procesit të privatizimit, por dy herë radhazi Qeveria e Kosovës ka dështuar ta përmbyllë me sukses këtë proces.
Në rastin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, në vitin 2013 kompania “Axos – Capital” u shpall fituese, me një vlerë prej 277 milionë eurosh, por kontrata, sipas kompanisë fituese, nuk u zbatua asnjëherë.
Kompania e paditi Qeverinë e Kosovës dhe proceset gjyqësore janë duke u zhvilluar në një gjykatë të arbitrazhit.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Halbtax PLUS’ Abonimi ‘Halbtax PLUS’ ka qenë shumë i popullarizuar në mesin e udhëtarëve zviceranë, pavarësisht një defekti...
-
Sa e pasur është klasa e mesme e Zvicrës?
-
Pasagjeri që humbi jetën në Titanik kishte një orë zvicerane që pritet të dalë në ankand për 80 mijë dollarë
-
Pritje në Kantonin Obwalden për Konsullin e Kosovës në Cyrih
-
3.5 milionë zviceranë janë të varur nga telefonat inteligjentë