Kosova
Qeveria tërheq projektligjin e vjetër për demarkacion, paralajmëron të riun
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se më vonë qeveria do të çojë në Kuvend ligjin e ri, ku do të inkorporohet kjo marrëveshje
Qeveria e Kosovës ka tërhequr ligjin për demarkacion me Malin e Zi pas zhvillimeve të reja dhe marrëveshjes së arritur mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ku mundësohet korrigjimi nëse gjenden gabime në marrëveshjen paraprake.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se më vonë qeveria do të çojë në Kuvend ligjin e ri, ku do të inkorporohet kjo marrëveshje.
Kjo mbledhje e qeverisë do të mbahet në orën 16:00, përcjell albinfo.ch.
“Që nesër jemi të gatshëm për seancë. Pasnesër gjithqysh do të ketë seancë, sepse s’kemi mundësi me prit më shumë. Gjasa më të vogla janë që seanca të mbahet nesër”, ka thënë Haradinaj që ka shtuar se Kuvendit do t’i dërgohet edhe raporti i Komisionit Bulliqi.
Haradinaj po ashtu ka thënë se nëse nuk mbahet nesër seancë, mund të shfrytëzohet kjo ditë për konsulta.
Projektligji u tërheq me të gjithë që votuan pro, përpos tri abstenimeve nga komuniteti serb. Sa i përket abstenimit të përfaqësuesve serbë në Qeveri për tërheqjen e projektligjit nga Kuvendi, Haradinaj tha se ishte shenjë e mirë që ata ishin prezent në takimin e qeverisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












