Lajme

Qeveria vendosi: Definitivisht nuk ka hapje të restoranteve më 1 mars

Hapi tjetër i hapjes duhet të zhvillohet më 22 mars në vend të 1 prillit. Ndër të tjera, kjo përfshin dhe hapjen e tarracave të restoranteve

Në këto momente në Bernë, krerët e Qeverisë Federale të Zvicrës, Guy Parmelin dhe Alain Berset po i kumtojnë vendimet që kanë marrë sot, pas një jave konsultimesh me kantonet, lidhur me hapat e zbutjes së bllokimit, shkruan albinfo.ch.

Siç ishte paralajmëruar, pas konsultimit me kantonet, qeveria e shtetit ka vendosur përfundimisht për hapat vijues të hapjes:

Dyqanet, muzetë, zonat në natyrë të sporteve dhe mjediseve të kohës së lirë mund të rihapen duke filluar nga 1 marsi.

Takimet me familjen dhe miqtë në ambiente të hapura siç janë aktivitetet sportive dhe kulturore (pa kontakte fizike), përsëri lejohen me deri në 15 persona.

Adoleshentët dhe të rinjtë deri në moshën 20 vjeçare mund të marrin sërish pjesë në shumicën e aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Nuk ka fare hapje të tarracave të restoranteve, siç kërkohet nga një numër i kantoneve.
Hapi tjetër i hapjes duhet të zhvillohet më 22 mars në vend të 1 prillit, përcjell albinfo.ch.

Ndër të tjera, kjo përfshin ngjarjet kulturore dhe sportive me një audiencë, punën nga shtëpia, sportet në ambiente të mbyllura dhe hapjen e tarracave të restoranteve.

Vlerat orientuese për vendimin e Këshillit Federal më 19 Mars janë: shkalla e pozitivitetit nën pesë për qind, shfrytëzimi i shtretërve të kujdesit intensiv Covid nën 250, numri mesatar i riprodhimeve në shtatë ditët e fundit nën 1, dhe incidenca 14-ditore më 17 mars jo më e lartë sesa me rastin e hapjes së parë, më 1 mars.

Thirrja e presidentit Parmelin për popullsinë

Guy Parmelin: “Është e rëndësishme që e gjithë popullata të vazhdojë të respektojë masat, thotë Parmelin. “Ne vetëm të bashkuar mund ta mposhtim këtë virus. Një vend i përçarë nuk do ta kalojë krizën, por vetëm si i bashkuar “. Në javët e ardhshme mund të pasojnë vendime më të vështira”.

Konferenca për media po vazhdon me pyetjet e gazetarëve.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI