Lajme
Qeveria zotohet për reciprocitet edhe në zbatimin e tri marrëveshjeve
Qeveria e Kosovës është e zotuar që t’i respektojë tri marrëveshjet e arritura me Serbinë gjatë pesë raunde bisedimesh.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se Kosova nuk lëviz prej marrëveshjeve, por edhe në këtë rast do të kërkojë reciprocitet nga Serbia.
Marrëveshjet, që ndryshe janë quajtur edhe konkluza, për shkak se nuk janë nënshkruar nga palët, është paraparë të fillojnë së zbatuari nga 1 nëntori i këtij viti, andaj zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se Kosova do të jetë korrekte në këtë drejtim.
Ai ka theksuar se Kosova është shtet serioz dhe i respekton marrëveshjet ndërkombëtare dhe është e gatshme për bashkëpunim ndërshtetëror edhe me Serbinë si me çdo vend fqinj, por jo për çështje të brendshme të Republikës së Kosovës.
Kuçi, ka përsëritur deklaratat e kryeministrit Thaçi për aksionin në veri, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk është në konfrontim me popullatën lokale serbe në veri, por me shkelësit e ligjit.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais Tufa ishte grumbulluar gjatë natës për t’u mbrojtur nga grabitqarët, kur një stuhi e fortë goditi... -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit












