Lajme
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin
Raporti tregon se një “taksë hyrëse” për të huajt ka pengesa ligjore dhe nuk sjell përfitime të qarta ekonomike
Qeveria e Zvicrës ka analizuar një raport mbi mundësinë e vendosjes së një takse për imigracionin, e cila do të funksiononte si një “tarifë hyrëse” për shtetasit e huaj që vendosen në vend, përcjell albinfo.ch.
Sipas Këshillit Federal, modeli i vetëm që konsiderohet i zbatueshëm pa ndryshime kushtetuese është një taksë me karakter nxitës, ku të ardhurat do të shpërndaheshin më pas për popullatën dhe ekonominë.
Megjithatë, zbatimi i një takse të tillë për shtetasit e vendeve të BE-së dhe EFTA-s do të binte ndesh me marrëveshjen për lëvizjen e lirë të personave që Zvicra ka me Bashkimin Evropian.
Raporti, i kërkuar nga Parlamenti pas një iniciative të Partisë Popullore Zvicerane në vitin 2023, nuk ka gjetur përfitime të qarta ekonomike nga kjo masë. Qeveria thekson gjithashtu se një taksë e tillë do të përballej me pengesa të shumta ligjore në zbatim. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë -
Zvicra me “parajsë të re tatimore” për kompanitë












