Lajme
Qeveria zvicerane, nën presion për të shkurtuar karantinën

Në Zvicër janë duke u shtuar thirrjet që Qeveria federale zvicerane të shkurtojë periudhat e karantinës dhe izolimit, në mënyrë që rastet në rritje të Omicron-it të mos paralizojnë vendin për shkak të mungesës së stafit.
Drejtorët kantonalë të shëndetësisë në Zvicrën lindore i kanë shkruar qeverisë, duke bërë thirrje që periudha e karantinës dhe izolimit të shkurtohet nga dhjetë në pesë ditë, tha ministrja e Shëndetësisë kantonale e Cyrihut, Natalie Rickli, në një intervistë për gazetën NZZ am Sonntag, përcjell albinfo.ch.
Njerëzit që nuk shfaqin simptoma pas 48 orësh, duhet të lejohen të dalin nga karantina, thonë drejtorët e shëndetësisë në letrën e tyre të dërguar të premten, pasi Omicron ka një periudhë inkubacioni më të shkurtër se variantet e mëparshme të Covid-19.
Presidenti i mjekëve kantonalë, Kurt Hauri, është gjithashtu i hapur ndaj një propozimi të tillë, raporton NZZ, duke cituar indikacione se personat e infektuar me Omicron janë infektues për një kohë më të shkurtër, përcjell tutje albinfo.ch.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Treni me shpejtësi të lartë Paris-Berlin, i mundshëm vitin e ardhshëm Shefi i Ndërmarrjes Hekurudhore Shtetërore të Francës (SNCF), Jean-Pierre Farandou, tha se ata shpresonin të ofronin...
-
Mërgimtari shqiptar, Arijanit Fazlija, nënshkruan kontratë për Bayer Leverkusenin
-
Në Shqipëri diskutohet e drejta e votimit të mërgimtarëve
-
U mbajt Kuvendi zgjedhor i LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër
-
Mynih.
Një shpikës shqiptar në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Rasti i dytë i lisë së majmunit në Zvicër Virusi u zbulua te një person në Gjenevë, i cili ishte kontaminuar “gjatë një udhëtimi jashtë...
-
Trena shtesë në Zvicër, shkaku i trafikut të rënduar
-
NATO, në partneritet të fortë me Zvicrën
-
Gjysma e zviceranëve janë të pakënaqur me punën e tyre
-
Zvicra mendon blerjen e vaksinave kundër lisë së majmunëve