Shkurt.ch
Qytetarët e Cyrihut, më “të mençurit”, ata të Höfe-s, më të pasurit
Fare në majë sa i përket fuqisë blerëse është qarku i vogël, i njohur si "oaz tatimor", Höfe në Kantonin Schwyz, i cili ka “kuletën më të trashë” në gjithë Zvicrën, gjegjësisht fuqia blerëse e banorit mesatar të tij është afër 88 mijë euro
Cyrihu me rrethinën e tij ka mesataren më të lartë në gjithë Zvicrën sa i takon nivelit të shkollimit që kanë banorët e tij. Madje qarku administrativ i Cyrihut është i vetmi në Zvicër ku një shumicë e banorëve kanë të mbaruar shkollimin e lartë, bëhet e ditur në statistikën më të re, të publikuar të mërkurën nga Zyra Federale për Statistikë (BFS), shkruan sda.ch.
Me fjalë tjera, 51 për qind e banorëve të moshës mbi 25 vjeçare në këtë qark kanë absolvuar me sukses një fakultet ose një shkollë të lartë, transmeton albinfo.ch. Menjëherë pas Cyrihut vjen qarku i Meilenit, i cili po ashtu bën pjesë në Kantonin e Cyrihut, me 49 % qytetarë akademikë në popullatën e tij të gjithmbarshme.
Por Qarku i Meilenit ka fuqinë blerëse më të lartën në kanton e më gjerë, gjegjësisht 62.000 euro për kokë banori, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë që qarku i Cyrihut në këtë listë është vetëm i 14-ti.
Ndërsa fare në majë është qarku i vogël, i njohur si “oaz tatimor”, Höfe në Kantonin Schwyz, i cili ka “kuletën më të trashë” në gjithë Zvicrën, gjegjësisht fuqia blerëse e banorit mesatar të tij është afër 88 mijë euro.
Në vendin e tretë sa i përket arsimimit vijnë dy qarqe të Kantonit Vaud, Nyon dhe Lavaux-Oron, me nga 48% secili.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












