Maqedonia
Qytetarët e Maqedonisë do të linin vendin, për një punë në Perëndim
Edhe pse ka nga ata të cilët nuk do ta lëshonin Maqedoninë kurrë, shumica e qytetarëve që pyeten, thonë se po u erdh mundësia, do ta lenin vendlindjen për një punë jashtë vendit,
Punëdhënësit gjermane, te premten, me anë të një konference për media do t’iu drejtohen qytetarëve të Maqedonisë, lidhur me mundësitë e punësimit në Gjermani.
Elvira Memeti nga Opportunity Center thotë se kushtet e këqija të punës dhe papunësia e madhe bëjnë që të rinjtë të kërkojnë një zgjidhje tjetër.
“Qendra jonë ofron punësim për të gjitha fushat, me theks të veçantë në sferën e shëndetësisë. Ofrojmë mundësi për një të ardhme më të mirë, për një mirëqenie më të mirë socio-ekonomike. Interesi është shumë i madh, ndërsa arsyet janë të kuptueshme. Këtu kushtet e punës në krahasim me perëndimin janë shumë më të këqija, të paktën për ata pak njerëz që kanë fatin të jenë të punësuar”, tha Memeti, raporton “tv21.tv”.
Edhe pse ka nga ata të cilët nuk do ta lëshonin Maqedoninë kurrë, shumica e qytetarëve që pyeten, thonë se po u erdh mundësia, do ta lenin vendlindjen për një punë jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
“Jo asnjëherë nuk kisha dalë nga këtu, edhe këtu kemi mundësi të punojmë”, tha një qytetar i Maqedonisë. “Nuk kemi vende pune këtu dhe nuk na jepet e drejta që të jemi si punëtor në Maqedoni dhe në Ballkan në përgjithësi, atëherë kuptohet se secili do të mendojë të dalë jashtë vendit. Vendi është i mirë, por do të më pëlqente të ikja”, tha një qytetar tjetër.
“Po pata mundësi menjëherë do ikja, menjëherë”, u shpreh një qytetar tjetër i dëshpëruar.
Viteve të fundit vërehet një rritje e theksuar e kërkesave për të mësuar gjuhën gjermane nëpër shkolla private.
Sipas raportit të Bankës Botërore, 30 % e qytetarëve të Maqedonisë janë emigrantë.
“Të dhënat e fundit të Bankës Botërore vlerësojnë se rreth 626 312, ose rreth 30% e popullatës maqedonase janë emigrantë. Kjo vendos Maqedoninë në vendin e pestë në mesin e vendeve evropiane me përqindjen më të lartë të popullatës emigrante, pas Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas të dhënave që posedon Banka Botërore, vetëm në pesë shtete (Gjermani, SHBA, Turqi, Itali dhe Zvicër) janë rreth 400 mijë emigrantë nga Maqedonia”, Raporti i Bankës Botërore.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi Zvicra dhe Lihtenshtajni po nisin një fushatë të re kundër varësisë nga bixhozi. Ndërsa afrohen kampionatet... -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit














