Lajme
Qytetari nga SHBA fiton 1.5 miliardë dollarë
Një lojtar i lotarisë arriti xhekpotin më të madh në historinë e lotarisë amerikane Mega Millions të martën mbrëma.
Por nga 1.5 miliardë dollarët, atij i kanë mbetur “vetëm” edhe disa 100 milionë në fund.
Kushdo që zgjodhi numrat me fat 13, 19, 20, 32, 33 dhe supernumrin 14, tani mund të presë me padurim ekuivalentin e rreth 1.36 miliardë frangave zvicerane.
Xhekpoti miliardë dollarësh është fitorja e tretë më e madhe në historinë e lotarisë amerikane. Lotaria e Poëerballs arriti një rekord prej 2 miliardë dollarësh në nëntor, shkruan Blick.
1.58 miliardë dollarë do të paguhen në këste të barabarta vjetore për një periudhë 30-vjeçare. Nëse fituesi dëshiron që paratë të paguhen menjëherë, ata humbasin rreth 50 për qind të çmimit: varianti i çmimit në para është 783.3 milionë dollarë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












