Kosova
Qytetarit serb që iu gjet eksploziv nën veturë, punon në institucionet e Kosovës
Të martën u raportua nga një qytetarë që nën veturën e tij ka gjetur eksploziv. Bëhet e ditur që serbi që jeton në Leposaviq është punonjës në institucionet e Kosovës.
Ai dyshon se vepra ndaj tij është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi.
Sipas raportit policor të Kosovës, në vendin e ngjarjes në Tvërgjan të Leposaviqit të martën gjatë ditës është deaktivizuar eksplozivi.
Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Ankuesi mashkull serb kosovar, ka raportuar se në veturën e tij ka vërejtur diçka të dyshimtë që mund të jetë eksploziv. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe njësia për deminim e PK-së e cila ka bërë de-aktivizimin e eksplozivit. Nga vendi i ngjarjes janë tërhequr: një paketim eksploziv plastik PENT (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përçues. Ankuesi deklaron se nuk ka problem me askënd, mirëpo ai dyshon se vendosja e eksplozivit është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi, pasi ai punon në institucionet e Republikës së Kosovës. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor të mërkurën.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane














