Turizëm

Qytetet italiane që mund t’i vizitoni pa veturë

Qytete të mëdha apo të vogla, moderne apo në stilin barok, por të gjitha karakterizohen nga një bukuri e jashtëzakonshme

Disa qytete italiane, që shtrihen rrëzë maleve të larta apo brigjeve të detit, mund t’i vizitoni më këmbë.

Nga Veriu në Jug, mes monumenteve historike dhe peizazheve panoramike, ju mund ta eksploroni Italinë në një mënyrë krejtësisht të re…

Alba dhe qendra e saj historike

Kryeqyteti i Langhe ruan një qendër historike, e gjitha për t’u zbuluar, më këmbë. Mes shtëpive, kullave dhe pallateve mesjetare – mund të përshkoni të gjitha rrugët që ju çojnë në Piazza Risorgimento ku mbizotëron Duomo. Nuk mund të mos shëtisni edhe Via Vittorio Emanuele II, djepi i ndërtesave të Rilindjes.

Magjia e pakohë e Sanremos

Në çdo rrugë të qytetit të vogël dhe të mrekullueshëm të Sanremos do të ndiheni aromën e luleve. Për të mos u humbur Piazza Bresca, për një aperitiv karakteristik dhe një shëtitje në lungomaren me palma, transmeton Monitor.

Magjia e Venecias

Unike dhe e pakrahasueshme, Venecia është një qytet që duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetë. Përshkojeni gjatë e gjerë dhe do të befasoheni nga magjia e varkave deri sa të mbërrini në Piazza San Marco e mrekullueshme, zemra e Venecias, përcjell albinfo.ch.

Ngjyrat e Buranos

Qëndrojmë në Venecia dhe zhvendosemi në një ishull të çmuar. Burano është një oaz piktoresk surreal, i famshëm për shtëpitë e peshkatarëve me ngjyra të gjalla. Do të mbeteni me gojë hapur gjatë shëtitjes mes shtëpive karakteristike.

San Gimignano, magjia dhe historia

Kaq e bukur dhe me një histori intriguese, San Gimignano meriton të zbulohet me hapa të ngadaltë, qoshe pas qoshe. Trashëgimi e UNESCO-s që prej vitit 1990, qendra historike e qytetit magjeps vizitorët që vijnë nga çdo cep i botës.

Perugia dhe rrënjët e saj

Ndër qytetet italiane që ia vlen të zbulohen hap pas hapi, nuk mund të mungonte Perugia, qytet me origjinë etruske, sot ndër destinacionet më të vlerësuara nga studentët universitarw. Qendra e saj historike është e gjitha për t’u zbuluar, nga Piazza IV Novembre me Fontana Maggiore, deri te Galeria Kombëtare e Umbria-s.

Qyteti që vdes, Civita di Bagnoregio

Ju do të mbërrini në Civita di Bagnoregio vetëm pasi të keni përshkuar më këmbë urën e pjerrët prej guri. Më pas do të hyni në qytetin që vdes, një univers i vogël surreal, në të cilin banojnë vetëm 15 banorë, me peizazhe të mrekullueshme.

Castellabate, mirë se vini në Jug

Të gjithë e mbajnë mend, Castellabate-n e mrekullueshme, i cili ka qenë në sfondin e filmit “Mirë se vini në Jug”. Parkoni makinën dhe më pas mund të arrini në këmbë një vend të magjishëm, me rrugë të ngushta, shtëpi njëra pas tjetrës dhe aromën e limonëve që ndihet kudo…

Ostuni magjik

Qyteti i bardhë duket si një skenar filmi, i gjithi për t’u zbuluar. Pasi të mbërrini në Ostuni, nuk ju mbetet tjetër veçse të shëtisni në rrugët e mrekullueshme dhe do të magjepseni nga mrekullia e pakohë e qytetit të Puglia-s.

Një shëtitje me hap të ngadaltë në Matera

Ndër qytetet italiane që mund t’i përshkoni më këmbë është edhe Matera… Poeti Giovanni Pascoli e përkufizoi si një bukuri e dhimbshme, ndërsa gazetari dhe shkrimtari Arrigo Levi, poetike dhe melankolike. Ajo që është e sigurt është se ky thesar i gdhendur në shkëmbin e bardhë ia vlen të zbulohet.