Lajme
Qytetet më të mira punë-jetë: Në top 10, edhe 3 zvicerane
Sipas studimit, Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë, është qyteti më i mirë në botë për një ekuilibër të shëndetshëm punë – jetë
Software Kisi përpiloi klasifikimin e 100 qyteteve më të mira në botë për vitin 2022, bazuar në të dhënat që krahasojnë “intensitetin e punës, mbështetjen institucionale, legjislacionin dhe cilësinë e jetës”, në kontekstin aktual të inflacionit të lartë dhe pasojave të pandemisë dhe luftës ruso-ukrainase.
Sipas studimit, Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë, është qyteti më i mirë në botë për një ekuilibër të shëndetshëm punë – jetë, duke u ngjitur në vendin e parë (nga i dyti vitin e kaluar), transmeton albinfo.ch.
Kisi thotë se punonjësit në Oslo marrin mesatarisht 25 ditë pushimesh në vit dhe 707 ditë leje lindje të paguara, shkruan Monitor.
Faktorë të tjerë që ndikuan në rezultatin e përsosur përfshijnë kujdesin e mirë shëndetësor, cilësinë e lartë të ajrit dhe mundësinë për të punuar në distancë.
Ndër dhjetë të parat, gjashtë janë qytete evropiane; ndër 30 vendet e para në klasifikim, thuajse një e treta janë qytete gjermane.
Në vendin e dytë ndodhet Berna, kurse në vendin e katërt Cyrihu. Gjeneva ndodhet në vendin e gjashtë.
Qyteti amerikan i renditur më lart është Seattle (32), ndërsa qyteti aziatik, Tokio (14).
Ndër faktorët e tjerë të marrë në konsideratë nga Kisi përfshijnë përqindjen e njerëzve që bëjnë shumë punë, ditët e pushimeve, barazinë gjinore, aksesin në hapësirat e jashtme, nivelin e jetesës etj.
10 qytetet më të mira në botë për ekuilibrin punë – jetë
- Oslo, Norvegji
- Bernë, Zvicër
- Helsinki, Finlandë
- Cyrih, Zvicër
- Kopenhagë, Danimarkë
- Gjenevë, Zvicër
- Otava, Kanada
- Sidney, Australi
- Shtutgart, Gjermani
- Munih, Gjermani
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














