Sport

Qyteti i Lucernit, mirënjohje për boksierin shqiptar

“Mirënjohja nga qyteti i Lucernit për arritjet e mia dhe në veçanti për fitoren e 1 prillit, kur u shpalla kampion bote për versionin WBU”, shkruan boksieri shqiptar në “Facebook”

Njëri ndër boksierët më të suksesshëm shqiptarë  në botë është Tefik Bajrami. Ai, kohë më parë ishte shpallur kampion i botës në versionin WBU, shkruan albinfo.ch.

Për këtë qyteti i Lucernit i ka ndarë një mirënjohje. Bajrami është nga Kosova, derisa jeton dhe vepron në Zvicër.

“Mirënjohja nga qyteti i Lucernit për arritjet e mia dhe në veçanti për fitoren e 1 prillit, kur u shpalla kampion bote për versionin WBU”, shkruan boksieri shqiptar në “Facebook”.