Kuriozitete

Qyteti i mbuluar nga rrjetat e merimangave

Rrjeta gjigante të merimangave kanë mbuluar bregdetin e qytetit Aitoliko në Greqinë perëndimore për ditë të tëra, duke e mbuluar peizazhin në një rrjetë të bardhë.

Sipas mediave lokale, ekspertët thonë se është një fenomen natyror për shkak të lagështisë dhe temperaturës së ngrohtë që rrit shumimin e insekteve në zonë, duke siguruar ushqim për merimangat, përcjell albinfo.ch.

Ato pritet të zhduken sapo të bien temperaturat dhe me fillimin e shirave. Rrjetat shtrihen përgjatë qindra metrave bregdetare, dhe janë të mbështjella rreth pemëve, anijeve dhe shenjave të rrugës.