Bota
Qyteti i njohur evropian do të ndalojë tërësisht duhanin
Ky propozim konsiderohet si një nga më të ashprit në botë sa i përket duhanit
Nuk është vetëm çështje ndotjeje mjedisore, por edhe mbi të gjitha, shëndeti. Ideja e Beppe Sala, kryebashkiak i Milanos, që dëshiron një qytet që ndalon absolutisht duhanin, është nga ato idetë që sjell diskutime.
I pari i Milanos ka në plan një kalendar fiks.
“Deri në vitin 2030 nuk do të lejojmë më që të konsumohet duhan në ambiente të hapura. Dhe, menjëherë, do të jetë e ndaluar konsumi i tij në stacionet e autobusit ose në radhët e shërbimeve publike”, shprehet ai.
Ky propozim konsiderohet si një nga më të ashprit në botë sa i përket duhanit. Pikërisht 17 vjet më parë, në 16 janar të vitit 2003, Parlamenti italian ka miratuar ligjin antiduhan që ndaloi duhanin në ambientet e mbyllura, transmeton Scan.
Ideja e kryebashkiakut të Milanos ngjason me atë të ndërmarrë në Suedi së fundmi, përcjell albinfo.ch.
Nga korriku i vitit 2019, në qytetin skandinav ndalohen konsumi i duhanit në disa ambiente të hapura, si për shembull, stacionet e autobusit, ato hekurudhore, parqet e lojërave apo në tarracat e bareve e restoranteve.
Ky duket se është një trend botëror për faktin se shumë vende të tjera po përgatiten ta aplikojnë atë.
Në Paris, në 52 parqe publike nuk lejohet duhani dhe për shkelësit ka një gjobë 38 euro. Në Nju-Jork, prej vitesh ndalohet konsumi në të gjitha parqet publike. Në Barcelonë, e në të gjithë Katalunjën, po aprovohet një ligj që ndalon duhanin në shumë vende publike, edhe në ato të hapura.
Në Kosta Rikë, pas një anarkie të plotë, ka hyrë në fuqi një ligj që ndalon tymosjen në vendet e punës, në zyrat publike, baret, restorantet, ndalesat e autobusit e në ndalesat e taksive.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit