Shqipëria
Qyteti italian që po kërkon mjekë shqiptarë
Nevoja për personel mjekësor ka bërë që qeveria lokale e Kalabrisë të nisë punën për të huazuar mjekë e profesionistë të shëndetësisë dhe nga vende të tjera, mes të cilëve nga Shqipëria. Spitalet, qendrat mjekësorë, poliklinikat, janë në mungesë të 2400 mjekëve, gjë që po çon në kolaps shërbimin shëndetësor publik për banorët,
Komisari i jashtëzakonshëm për shëndetësisë i caktuar nga qeveria Draghit, e tani edhe e Giorgia Melonit, Roberto Occhiuto ka deklaruar pak orë më parë se po verifikojnë mundësitë për të punësuar mjekë nga Shqipëria, pasi dhe konkurset e hapura për të punësuar mjekë nga e gjithë Italia nuk po japin rezultat. Pas mbërritjes së mjekëve nga Kuba, “bluza të tjera të bardha” mund të mbërrijnë në spitalet kalabreze nga Shqipëria. Kështu tha sot presidenti i Rajonit, Roberto Occhiuto, me rastin e inaugurimit të sallave të reja operative të spitalit Castrovillari.
Duke biseduar me gazetarët, Occhiuto shpjegoi: Ne po verifikojmë gjithashtu mundësinë e punësimit të mjekëve nga Shqipëria për sa kohë që konkurset e hapura që po zhvillojmë nuk prodhojnë numrin e rekrutimet që ne shpresojmë.
Ndërkohë që mjekët nga Kuba po punojnë tashmë në disa spitale në Reggio. Kalabria ky rajon jugor i Italisë me gati 2 milionë banorë ndodhet në vështirësi organizative për të përballuar sistemin shëndetësor për popullatën me një deficit financiar rreth 1 miliardë euro/living
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër










