Shqipëria

Rama anulon pjesëmarrjen në Samitin e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vendosur që të bojkotojë Samitin që pritet të mbahet me 23 qershor në Bruksel mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri shqiptar tha se këtë vendim e ka diskutuar edhe me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe siç u shpreh ai, ka dalë në përfundimin se nuk duhet të marrë pjesë.“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?”, shkroi Rama, transmeton Albinfo.ch.