Kosova
Rama: Diaspora, një nga historitë më të mëdha të suksesit të vendit
Besoj se ia vlen të theksohet se së bashku dje në Korçë kemi vendosur që çështjen e diasporës ta shohim si një, dhe ta adresojmë si një
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e organizuar në Vlorë për Pavaësinë e vendit tha se Shqipëria dhe Kosova kanë një diasporë dhe do e trajtojnë si të tillë. Duke folur për mbledhjen e dy qeverive në Korçë një ditë më parë, ai tha se për herë të parë po i kushtohet vëmendje e veçantë diasporës.
“Diaspora shqiptare është një nga historitë më të mëdha të suksesit të vendit tonë për rolin kryesor që ka luajtur. Për herë të parë për diasporën një vëmendje e posaçme, duke i dhënë kësaj pjese vitale dhe vëmendjen e strukturave të dy qeverive tona për t’i adresuar specifikisht së bashku çështjet dhe shqetësimet e saj. Besoj se ia vlen të theksohet se së bashku dje në Korçë kemi vendosur që çështjen e diasporës ta shohim si një, dhe ta adresojmë si një. Duke nisur që nga nevoja për regjistrimin e plotë të Diasporës dhe realizimin e të drejtës së shqiptarëve jashtë atdheut për të votuar këtu në Shqipëri”, ka thënë Rama.
Në këtë ceremoni u shpall dhe logoja zyrtare e vitit të Skënderbeut.
Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta u shpreh në fjalën e tij se viti 2018 do të jetë një reflektim mbarë kombëtar për memorien historike dhe identitetin tonë. Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Dita e Flamurit është festa e krenarisë kombëtare, rimëkëmbja e ndërgjegjes sonë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












