Kosova
Rama takohet sot me Macronin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Francë me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron. Fokusi kryesor pritet të jetë tërheqja e investimeve franceze dhe mbështetja e Parisit brenda BE-së për negociatat, përcjell albinfo.ch.
Prezenca e investimeve franceze në vendin tonë ka patur një trend rritës duke tejkaluar shifren e 500 milionë Eurove. Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, ka bërë që vendin tonë të vijnë 111 kompani me pronësi franceze.
Në mëngjes është parashikuar një takim pune me bizneset franceze për të disktuar mundësitë që ofron Shqipëria për investime. Takimi me presidentin Macron është planifikuar të zhvillohet rreth mesditës. Më pas, në praninë e Ramës dhe Macronit do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.
Gjatë qëndrimit në Paris, Rama do të marrë pjesë edhe në mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri ku do të jenë të pranishëm edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.
Së bashku me kryeministrin Rama, pjesë e delegacionit qeveritar jane ministrat Manastirliu, Kumbaro, Gonxhe, Mazniku dhe Pirdeni.
E-Diaspora
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive Me kërkesë të prokurorisë publike dhe policisë, shërbimet komunale të Olen në Belgjikë çmontuan një plantacion...
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
-
Gjermani
Dy shqiptaret që morën vëmendje gjatë ndeshjes Bayern Munich-Real Madrid në Allianz Arena
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
Jeta në Zvicër
-
McDonalds do të hapë shtatë restorante të reja në Zvicër këtë vit Gjiganti amerikan i ushqimit të shpejtë McDonald’s planifikon të hapë shtatë lokacione të reja në Zvicër...
-
Zvicër: Së shpejti pritet ulje e çmimit të faturave të energjisë elektrike
-
10 muaj burgim me kusht për kosovarin, shantazhoi burrat
-
Inteligjenca artificiale ndihmon në vlerësimin e rrezikut të ortekëve në Zvicër
-
Zviceranët, gjithnjë e më të pasur